Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FSK-ja trajnon ukrainasit në Britani, instruktorët e parë nisen të premten (VIDEO)

NULL NULL
nga Rina Mujku 15.01.2024 20:29

I pari operacion quhej Orbital, e ekzekutohej në territorin e Ukrainës pas aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014.

I dyti operacion i Mbretërisë së Bashkuar përmes së cilit stërviten ushtarët ukrainas, quhet Interflex, dhe zhvillohet në territorin e monarkisë, raporton Klan Kosova.

Këtij programi gjigant shumë-kombesh i bashkohet edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Siç mëson Klani, 6 instruktorët e parë të cilët do të ofrojnë trajnimin bazik në këmbësori për ukrainasit, nisen këtë të premte.

Zbarkimi i ushtarakëve të FSK-së përfundimisht nuk llogaritet si operacion ndërkombëtar i paqes, i cili do të kërkonte ratifikim të marrëveshjes në Kuvend dhe autorizim nga Presidentja, por hyn në listën e atyre që quhen “Aktivitete Tjera Ushtarake”.

Kjo realizohet mbi bazën e ftesës nga shteti pritës bazuar në marrëveshje bilaterale ose në kuadër të ftesës nga ndonjë organizatë ndërkombëtare. Vendimin e merr ministri i Mbrojtjes, i cili tashmë e ka pritur grupin e parë të instruktorëve.

Përmes këtij zbarkimi më të rëndësishëm deri tash të Forcës, testohen kapacitetet shtetërore e operacionale si dhe kapacitetet trajnuese të instruktorëve të FSK-së.

Pjesëmarrja në Interflex, për t’i mësuar ushtarët e Ukrainës si luftohet, do t’i kushtojë shtetit mbi 250 mijë euro, operacion i cili zgjat 6 muaj.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka ofruar trajnime në kuadër të këtij operacioni edhe për deminim, si dhe do t’i dërgojë Ukrainës edhe automjete të cilat i ka premtuar në takimin e Grupit të Kontaktit. /Klankosova.tv

Klan Kosova pati raportuar për këtë operacion që në tetor 2023.

Ekskluzive: FSK-ja e trajnon Ukrainën në deminim dhe ushtrime bazike (VIDEO)

lajme të ngjashme