FSK-ja në Turqi tregoi sa e fortë është Kosova (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 21.02.2023 20:12 nga Qendresa Tershana 21.02.2023 20:12 Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës u kthyen nga Turqia pasi shkuan atje për të shpëtuar jetë nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit. Për të gjitha këto të mira që ushtarakët bënë për 15 ditë, u nderuan me medalje Presidenciale Ushtarake nga komandantja e tyre supreme. Ajo tha se përpjekjet humanitare të ushtrisë kanë dëshmuar kapacitetet e shtetit tonë për t’u dalë në ndihmë miqve. Për mbështetjen e ofruar, si nga ana materiale e morale, ambasadori i Turqisë në Kosovës falënderoi autoritetet kosovare, derisa edhe vetë ushtarakët ishin të kënaqur e madje edhe të emocionuar për medaljet që iu ndanë. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.