FSK-ja do i bashkohet kërkimeve për mërgimtarin që dyshohet se u mbyt në Ujman (VIDEO) NULL NULL 29.07.2025 08:02 29.07.2025 08:02 Ka hyrë dita e tretë që po vazhdojnë kërkimet për trupin e pajetë të mërgimtarit 33-vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më nga uji. Policia e Kosovës, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe njësitet e zhytësve kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës, por deri më tani nuk është arritur të gjendet trupi i tij, transmeton Klankosova.tv. Sipas informatave që ka siguruar gazetari Urall Boshnjaku, i cili foli në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, me lejen e marrë nga KFOR-i, pritet që sot t’u bashkohet kërkimeve edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), me qëllim të intensifikimit të operacionit për gjetjen e trupit. Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese: