Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fshati Bardhosh i Prishtinës cak i hajnave kohëve të fundit (VIDEO)

NULL NULL
26.12.2016 20:21

Alarmin e orës nuk e kishin vënë për katër të mëngjesit.

Por, anëtarët e familjes Veliu në Bardhosh të Prishtinës u desh të zgjohen aq herët, të hënën.

Kjo pasi u dëgjua një alarm tjetër, ai në shitoren e tyre i shkaktuar nga disa persona të panjohur, njofton Klan Kosova.

Falë disa pamjeve, ku shihen qartë edhe fytyrat e hajnave, pronari i marketit “Olsa” po beson që edhe policia do të arrijë t’i kap ata, më shpejt.

Nëpër situatë të rëndë, natën mes të dielës e të hënës kaloi edhe familja Haliti, po në Bardhosh. Këtu po pretendojnë se iu vodhën stoli.

Natën e njëjtë këndejpari u tha se ndodhën edhe dy raste tjera të ngjashme.

Klani provoi gjatë gjithë ditës të kontaktojë zyrtarët për media të policisë, por asnjëri nga përgjegjësit për komunën e Prishtinës nuk u përgjigj.

Kronikë nga Enis Reçica.

lajme të ngjashme