FSB ruse: Agjenti ukrainas u vra para se të sulmonte terminalin e karburantit NULL NULL 03.05.2024 12:48 03.05.2024 12:48 Arkiv:Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) Një agjent ukrainas u vra para se të sulmonte me eksploziv një terminal karburanti në rajonin veriperëndimor të Leningradit. Kështu thanë oficerët e Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të Rusisë (FSB), sipas agjencisë së lajmeve Interfax. FSB tha se personi ishte një shtetas rus i rekrutuar nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës dhe se ai ishte vrarë pasi qëlloi mbi agjentët e sigurisë. FSB tha gjithashtu se ai kishte hyrë në Rusi nga Lituania në mars, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.