Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fronti Evropian me ankesë në KSHZ për rivotim në Zhelinë

NULL NULL
25.05.2024 20:49
Foto nga Klan Macedonia

Koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI ka parashtruar ankesë te Komisioni Shtetëror për Zgjedhje për rivotimin në vendvotimin 2101 në Llërcë të Komunës së Zhelinës.

Kjo është ankesa e vetme në lidhje me rivotimet që ndodhën në zonën zgjedhore gjashtë dhe pesë, raporton Klan.mk, transmeton Klankosova.tv.

KSHZ e ka për detyrë që në afat prej 72 orëve të merr vendim në lidhje me ankesën. Pas vendimit të KSHZ-së, vendimi mund të dërgohet në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendosë për 48 orë.

Kujtojmë se pas rivotimit në Llërcë të Komunës së Zhelinës, koalicioni Fronti Evropian humbi një deputet.

 

lajme të ngjashme