Franca, shteti i fundit që pezullon fondet për agjencinë e OKB-së, UNRWA NULL NULL 28.01.2024 16:36 28.01.2024 16:36 Banor i Gazës me ndihmat e UNRWA-s Franca “nuk ka plane që të bëjë pagesë të mëtejshme në gjysmën e parë të 2024” për agjencinë e ndihmës së Kombeve të Bashkuara në Gaza, tha ministria e saj e jashtme në një deklaratë të dielën. Ministria vuri në dukje akuzat e Izraelit se disa anëtarë të stafit të Agjencisë së Ndihmës dhe Punës së OKB-së për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA) ishin përfshirë në sulmet e Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, duke i quajtur akuzat “jashtëzakonisht serioze”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Franca kishte kontribuar me afro 60 milionë euro në UNRWA në vitin 2023. Ministria e Jashtme tha në deklaratën e saj se do të vendosë “kur të vijë koha” se çfarë do të bëjë për të siguruar që kërkesat për transparencën dhe sigurinë e ndihmës të merren parasysh.