Franca në telashe, Tchouameni mungon në ndeshjen ndaj Paraguajit NULL NULL 04.07.2026 19:28 04.07.2026 19:28 Kombëtarja e Francës do të jetë pa shërbimet e mesfushorit Aurelien Tchouameni në ndeshjen ndaj Paraguait në Botëror. Sipas raportimeve nga kampi i “Gjelave”, futbollisti francez ka pësuar një lëndim gjatë seancave stërvitore para këtij dueli, duke u detyruar të mungojë në përballjen e rëndësishme, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, bëhet e ditur se lëndimi nuk është serioz, dhe Tchouameni pritet të qëndrojë jashtë fushave për rreth katër ditë. Pavarësisht kësaj, stafi mjekësor i kombëtares franceze do ta monitorojë gjendjen e tij, pasi në rast të ndonjë përkeqësimi të situatës, ai mund të humbasë edhe ndeshjen çerekfinale, nëse Franca siguron kualifikimin. Ndeshja ndërmjet Paraguait dhe Francës zhvillohet sonte nga ora 23:00.