Franca mposht Kroacinë NULL NULL 23.01.2016 19:54 23.01.2016 19:54 Reprezentacioni i Francës e ka mposhtur ekipin e Kroacisë me rezultat 32:24, në raundin e dytë të Kampionatit Europian që po mbahet në Poloni, transmeton Klan Kosova. Francezët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, kurse portieri i tyre Thierry Omeyer bile edhe shënoi gol. Franca vazhdon rrugën drejt medaljes, për dallim nga Kroacia e cila do të luftojë për një vend sa më të mirë pas katër vendeve të para në tabelën përfundimtare.