Franca bën thirrje që marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas të hyjë në fuqi NULL NULL 23.11.2023 14:46 23.11.2023 14:46 Një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme franceze tha se marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas duhet të vazhdojë “pa vonesa të mëtejshme”. Anne-Claire Lezhandre tha se qeveria franceze po kërkonte gjithashtu “lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve”, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv. “Ne bëjmë thirrje që kushtet e kësaj marrëveshjeje të respektohen plotësisht”, shtoi ajo.