Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fotot prekëse të çiftit kur shohin për herë të parë vajzën e birësuar

NULL NULL
22.08.2015 13:26

Sarah dhe David Olson, kohën e fundit kanë vendosur që të biresojnë një fëmijë.

Ata kanë dhe dy fëmijë të tjerë biologjikë, mirëpo pasi disa tentimeve të dështuara për të ngelur shtatëzënë, ata vendosën që të adaptojnë një fëmijë, transmeton Klan Kosova.

Më 21 korrik të këtij viti çiftit nga Minnesota, u  thanë që janë përzgjedhur që të jenë prindërit e një vajze të vogël.

Olson, morrën edhe shoqën e tyre të ngushtë që është fotografe profesioniste, Kristen, që të shkrep momentet kur do marrin vajzën e tyre.

Kristen, më pas gjatë tërë kohës ka fotografuar udhëtimin e çiftit deri kur njoftohen për herë të parë me vajzën e tyre.

Fotot të cilat janë postuar në rrjetin social Facebook, janë shpërndarë më shumë se 30 mijë herë, dhe janë pëlqyer nga 300 mijë persona.

“Ky ishte një nga momentet më të veçanta të jetës time”.

“Ndihem shumë e priviligjuar që i kam përcjellë ata dhe nuk jam ndarë për asnjë moment”.

“Këta të dy janë shembull i një dashurie pa kushte”, është shrehur Kristen.

Kurse çifti shpreson që fotot e tyre t’i inspirojnë fëmiljet e tjera që të adoptojnë fëmijë.

“Është një lidhje shumë e veçantë me vajzën tonë, dhe ne e duam atë në mënyrën e njëjtë sa dy djemtë biologjik”.

“Pikërisht këso lloj dashurie kemi ndjerë për djemtë”, është shprehur Olson.

 

 

foto3

 

foto4

 

foto

 

foto6

lajme të ngjashme