Fotografoi momentet e çiftit të parë transgjinor në Indi (FOTO) NULL NULL 16.02.2017 14:23 16.02.2017 14:23 Madhuri Sarode e Jay Sharma janë një çift nga India. Ndonëse në shikim të parë ata mund të duken sikur të gjithë çiftet e tjera, kjo nuk është e vërtetë. Ata janë çifti i parë transgjinor të cilët janë martuar në Indi. Martesën e tyre e ka ‘dokumentuar’ fotografi, Anu Pattnaik, transmeton Klan Kosova. Ajo ka thënë se burri i cili është nga një familije hindu ka rënë në dashuri me një transgjinor dhe u martua me të, haptas në tempull. Pattanik kishte qëndruar pranë tyre për disa ditë në mënyrë që të kuptonte se si duket dashuria e vërtetë. “Historia e dashurisë së tyre, më inspiroi që ta shoh botën e tyre në afër”, tha Pattnaik. Ajo vendosi që të jetojë tek ta për disa ditë me radhë dhe i ka bërë fotografi në momente më intime. “Ata kanë momentet sikur çdo çift tjetër. Puthen, përqafohen, qajnë dhe debatojnë për gjërat më të vogla. Por dashuria e fortë e tyre mund të shihet edhe përmes fotografive”, ka thënë ajo. Më poshtë mund t’i shikoni fotografitë ku shihet çifti i parë transgjinor të cilët u martuan zyrtarisht në Indi.