Fotografia që bëri miliona njerëz të qajnë NULL NULL 19.09.2016 08:26 19.09.2016 08:26 Një fotografi përplot dhimbje dhe emocion, është publikuar në rrjetet sociale nga një nënë, vajza e së cilës i vdiq nga kanceri. Saktësisht bëhet fjalë për britaniken Julie Apicella, e cila në Facebook, publikoi fotografinë e vajzës së saj derisa ishte gjallë, shkruan Metro, përcjellë Klan Kosova. Fotografia ishte shkrepur në shtator të vitit 2015, prandaj sa herë që nëna e saj e shikon, i sjell pikëllim edhe më të thellë pasi vajza e saj e sëmurë nga kanceri në veshkë, shkonte në shkollë po atë ditë. Ndonëse ditët kishin kaluar, viti 2016 e zuri Julie Apicella të vetmuar pasi vajza e saj pas një viti kishte ndërruar jetë, përcjellë Klan Kosova. Natyrshëm nëna e saj Julie realizoi edhe një fotografi në po të njëjtin vënd ku vajza e saj ishte pozicionuar një vit më parë/ Por gjithçka është ndryshe, ngase vendi duket bosh, rrëfeu nëna britanike për publikun. Kjo cilësohet si një nga fotografitë që ka prekur rëndë zemrat e të tjerëve, ku shoqërohej me mbishkrimin: ‘’Imagjinojeni nëse dita e parë e juaj e shkollës, do të ishte e fundit që do të fotografoje’’, kishte përfunduar nëna Julie, vajza e së cilës nuk mundi t’i mbijetoi sëmundjes së kancerit.