Fotografia më e kërkuar në arkivat e Amerikës (FOTO) NULL NULL 04.04.2016 16:25 04.04.2016 16:25 Është gjëja më e kërkuar në Arkivin Kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më e famshme se fotografia e arritjes në hënë, Deklarata e Pavarësisë dhe Karta e të Drejtave. Imazhi ikonik, paraqet takimin në mes presidentit dhe The King (pseudonimi që i ishte vënë Elvis Presleyt) – Fotografia në mes Elvis Presley’t dhe Presidentit Nixon në Zyrën ovale në dhjetor të vitit 1970. Ajo që qëndron prapa takimit është më e çuditshme se një fiksion. Një film satirik që do t’i pasqyrojë ngjarjet e këtij takimi, do të publikohet në prill të këtij viti me aktorin Kevin Spacey që e luan Nixon’in dhe Michael Shannon’n që e luan Elvis Presley’n. Gjatë fluturimit për në Uashington, Elvis e kishte kërkuar një letër dhe i kishte shkruar presidentit duke i ofruar gjithçka që mund të bëjë për t’i ndihmuar vendit, duke kërkuar që ta bënte edhe agjent federal. Po atë mëngjes, Elvis e kishte dërguar letrën personalisht në Shtëpinë e Bardhë, dhe letra i shkoi direkt presidentit Nixon, e takimi u caktua për po atë ditë në ora 12:30. Kingu në takim u shfaq në stilin e tij, me kostumet që i vishte gjithmonë me syze dielli dhe me një rrip të artë. Ai kishte sjellë edhe një dhuratë për Presidentin: një pistoletë Colt.45, nga koleksioni i tij. Mirëpo pse kjo fotografi është aq e famshme? Sipas historianit Gregory Cumming, arkivist dhe staf në Librarinë e Muzeun Richard Nixon, ajo që njerëzit e shohin kaq fascinuese në tërë këtë histori, është se si presidenti kishte pranuar të takohej me Presley’n, pasi që ai njihej si personalitet që nuk e njihte mirë kulturën pop e rok n’roll, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. “Asgjë si kjo fotografi nuk ekziston. Askund tjetër s’mund të gjesh një fotografi të Presidentit dhe të mbretit të Rock n’Roll-it. Vlera e kësaj fotografie qëndron në faktin se ajo është unike”.