Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Fotografi me burrin e vdekur”

NULL NULL
05.03.2016 09:16

Vajza e Nicole Bennett, nuk do ta takojë kurrë babain e saj, por gjithmonë do t’i ketë disa fotografi për ta kujtuar atë.

Ish burri i Bennett, Denota, ka vdekur para disa muajve dhe edhe pse ishin divorcuar në vitin 2015,  ajo dëshironte ta  përfshinte atë në fotografitë që i bëri së fundmi në muajin e nëntë të shtatëzanisë, transmeton Klan Kosova.

Ajo dhe djali i saj, Jackson dhe fotografi nga Mississippi, Sidney Conley kanë arritur që me anë të Photoshop-it ta fusin edhe Denotan në këto fotografi.

Bennet dhe djali i saj, Landen, ishin pjesë e fotosesionit dhe më vonë fotografi e inkuadroi edhe ish burrin e saj tashmë të vdekur në këto foto.

Bennett tregon se djali ishte shumë i çuditur pasi që pa rezultatin e fotografive.

“Ai më thoshte ‘Mami, si e ke futur babain në fotografi?’ dhe unë i thoja që ai është një engjëll”, u shpreh Bennett.

Ajo kishte ngelur shtatëzënë me të vetëm disa kohë para se të divorcoheshin, e për fat të keq ai ndërroi jetë shumë pak kohë më vonë.

FOTO

lajme të ngjashme