Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Formua 1 me makina të reja (FOTO)

NULL NULL
15.09.2018 18:25

Formula 1 ka zbuluar plane për të përmirësuar cilësinë e garave me një dizajn të ri të makinave që do të realizohet në vitin 2021.

‘Unë jam goxha optimist se do të prodhojmë disa makina të bukura dhe ata do të jenë në gjendje të garojnë më afër se në të kaluarën’ tha shefi i sportit në  Formula 1 Ross Brawn

Brawn tha se ndryshimet në aerodinamikë do të nënkuptonte  se makinat do të jenë në gjendje të ndiqnin njëra-tjetrën shumë më tepër se tani, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Formula 1 concept designsFormula 1 concept designs

Ai tregoi tre dizajne të ndryshme të koncepteve në Grand Prix të Singaporit dhe tha se makinat e reja në vitin 2021 do të kenë kësi lloj karakteristikash.

Shefi i sportit në F1, nuk do të japë detaje të mëtejshme të koncepteve për makinat e 2021-ës.

Ai tha se qëllimi ishte që FIA të prodhonte një sërë rregullash deri në fund të vitit të ardhshëm, për të siguruar që të gjitha ekipet të  kenë kohë të mjaftueshme për të punuar në dizajnet e tyre të reja.

F1 ka punuar për një dizajn të ri të makinave për rreth një vit.

lajme të ngjashme