Formalizohet transferimi i Westbrook te Lakers (VIDEO) NULL NULL 07.08.2021 14:02 07.08.2021 14:02 Los Angeles Lakers kanë dalë ne një njoftim zyrtar për transferimin e basketbollistit Russell Westbrook. Wesbrook është njëri prej yjeve të NBA-së, njëherë MVP i kësaj lige dhe në dy sezone ka pasur një mesatare dyshifrorësh të trefishtë. Ai do t’iu bashkohet yjeve LeBron James dhe Anthony Davis, teksa Lakers kanë marrë edhe yllin e vjetër, Carmelo Anthony, bashkë me disa transferime të tjera. 17 herë kampionët e NBA-së është dashur ta japin Kyle Kuzma-n dhe Montrezl Harrell-in në mënyrë që ta bindin Wizards për ish-yllin e Oklahoma City Thunder.