Formacionet e finales së Superkupës Italiane NULL NULL 22.12.2025 21:53 22.12.2025 21:53 Napoli beson se Rasmus Hojlund, David Neres dhe Scott McTominay mund të përballen me skuadrën surprizë të Bolognës, të përbërë nga Riccardo Orsolini, Santiago Castro dhe Jens Odgaard, në Finalen e Superkupës Italiane. Antonio Conte i qëndron afërsisht të njëjtit formacion titullar, me David Neres dhe Eljif Elmas në mbështetje të Højlund. Matteo Politano dhe Leonardo Spinazzola mbulojnë krahët, ndërsa Juan Jesus zëvendëson Alessandro Buongiorno, i cili nuk është plotësisht i gatshëm. Bologna vazhdon të ketë mungesa për shkak dëmtimesh, pasi Lukasz Skorupski, Remo Freuler dhe Nicolo Casale mungojnë ende, ndërsa Martin Vitik është gati vetëm për stolin e rezervave. Federico Bernardeschi theu klavikulën gjatë gjysmëfinales ndaj Interit dhe do të mungojë për gjashtë javë, ndaj Nicolo Cambiaghi futet në formacionin titullar së bashku me Lewis Ferguson. Orsolini dhe Odgaard plotësojnë repartin mbështetës për Castro. Napoli: Milinkoviq-Saviq; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus; Politano, Lobotka, McTominay, Spinazzola; David Neres, Hojlund, Elmas. Bologna: Ravaglia; Holm, Heggem, Lucumi, Miranda; Pobega, Ferguson; Orsolini, Odgaard, Cambiaghi; Castro./Klankosova.tv