Lewis Capaldi në Sunny Hill Festival – historia e artistit që luftoi me shëndetin dhe pushtoi botën me muzikë NULL NULL 30.06.2026 12:37 30.06.2026 12:37 Lewis Capaldi është një nga artistët më të suksesshëm të muzikës pop dhe soul të viteve të fundit, i njohur për zërin e tij të fuqishëm dhe këngët me tekst emocional. Ai lindi në Skoci dhe fillimisht u bë i njohur përmes videove të tij në internet, ku talenti i është vënë re menjëherë, duke e çuar drejt kontratave me industri të madhe muzikore. Suksesi i tij ndërkombëtar erdhi me hitin “Someone You Loved”, i cili u kthye në një nga këngët më të dëgjuara në botë dhe i solli famë globale, duke e vendosur në krye të top-listave dhe duke i fituar çmime të rëndësishme muzikore. View this post on Instagram A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) Pas këtij suksesi, ai publikoi edhe këngë të tjera të njohura si “Before You Go”, “Bruises” dhe “Forget Me”, duke konsoliduar pozicionin e tij si një nga artistët më të kërkuar të gjeneratës së re. Megjithatë, karriera e tij nuk ka qenë pa sfida. Capaldi ka folur hapur për problemet me shëndetin mendor dhe fizik, përfshirë sindromën Tourette dhe ankthin, të cilat shpesh e kanë detyruar të bëjë pauza nga muzika dhe të anulojë disa paraqitje live, shkruan Telegrafi, transmeton Klankosova.tv. Këto momente e kanë bërë atë edhe më të afërt me publikun, për shkak të sinqeritetit me të cilin ka ndarë vështirësitë e tij. Pavarësisht këtyre sfidave, ka vazhduar të rikthehet në skenë dhe të marrë mbështetje të madhe nga fansat në mbarë botën. @lewiscapaldimp3 If you don’t cry to Lewis Capaldi’s comeback you are NOT my friend. #lewiscapaldi #lewiscapalditour #tourettes #tourettesawareness #comeback #glastonbury #glastonburyfestival #emotional #redemption #inspirational @Lewis Capaldi @lewis capaldi core ♬ Survive – Lewis Capaldi Tani, Lewis vjen për herë të parë në Kosovë për të performuar në Sunny Hill Festival, një paraqitje që konsiderohet shumë e rëndësishme si për karrierën e tij, ashtu edhe për publikun vendas që pritet ta mirëpresë me interes të madh. E nga ana tjetër, Sunny Hill sivjet mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht.