Fond shërimi me paratë e shqiponjës (VIDEO) NULL NULL 02.07.2018 20:13 02.07.2018 20:13 Shqiptarët në numër të madh u mobilzuan dhe për 24 orë i mblodhën 25 mijë franga, për ta mbuluar gjobën që FIFA ua shqiptoi Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit. Por, futbollistët që u ndëshkuan për kremtimin me rikrijimin e shqiponjës, paratë i destinuan për shërimin e tre personave me sëmundje të rënda në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. E përgjegjësinë e menaxhimit të përzgjedhjes së përfituesve e mori televizioni Klan Kosova. Kronikë nga gazetari Halil Berisha.