FMN kërkon monitorimin e sektorit të ndërtimit NULL NULL 04.11.2022 13:51 04.11.2022 13:51 Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, udhëhequr nga Gabriel Di Bella, ka qëndruar për vizitë në Kosovë. Pas vizitës ky fond ka dalë me një deklaratë, ku përmenden politika fiskale, politikat strukturore dhe politikat financiare. Tek politikat financiare është përmendur me theks si kërkesë fuqizimi I monitorimit të sektorit të ndërtimit, përcjell KlanKosova.tv. “Statistikat e sektorit banesor janë të dobëta, duke kufizuar kështu aftësinë e autoriteteve për t’i monitoruar zhvillimet e këtij sektori. Duhet të ruhet dinamika e mirë e zbatimit të Rishikimit të Stabilitetit të Sektorit Financiar 2019 (FSSR). Prioritetet në vijim përfshijnë miratimin e projektligjit për bankat dhe punën e mëtejshme për t’i përkufizuar qartë përgjegjësitë e bordit ekzekutiv dhe të Bankës Qendrore”, thuhet në raport. Derisa aty kërkohet edhe plotësimi i vendit të lirë të zëvendësguvernatorit në Bankën Qendrore të Kosovës. “Gjatë mbikëqyrjes së supozimeve operacionale të bankave për rreziqet kreditore, të likuiditetit dhe të kamatës, BQK duhet të marrë parasysh ndryshimin e mjedisit makroekonomik, si dhe të jetë e gatshme të ndërmarrë veprime mbikëqyrëse sipas nevojës”.