Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fluksi kufitar: Rruga e mundimshme për në vendlindje (VIDEO)

NULL NULL
19.07.2026 20:11

Kolona të gjata dhe pritje të zgjatura janë raportuar në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, ku shumë mërgimtarë janë përballur me orë të tëra pritjeje.

Për disa prej tyre, që kishin mbetur të bllokuar që nga ora 02:00 e mëngjesit, situata ishte veçanërisht e vështirë. Për të përballuar pritjen e gjatë, disa udhëtarë kanë dalë nga automjetet për të pushuar dhe për ta lehtësuar qëndrimin në kolonë.

Ndonëse pritjet janë disaorëshe, gurbetqarëve nuk u është dhënë ndonjë sqarim pse po ndodh kjo. E ata që i përjetuan vonesat thonë se ka qenë e mundimshme.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë thanë se kolonat janë pasojë e fluksit të udhëtarëve. Ditë më parë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të mos udhëtojnë nëpër Serbi, por të përdorin rrugë alternative.

Ndiqni detajet e plota në kronikën e bashkangjitur:

 

 

 

 

 

 

 

lajme të ngjashme