Zjarr i madh në Qafë Thanë, temperaturat e larta dhe era vështirësojnë ndërhyrjen NULL NULL 20.07.2026 12:49 20.07.2026 12:49 Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në zonën e Qafë Thanës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe të mesme. Siç shkruan abcnewsal, temperaturat e larta dhe era e fortë kanë ndihmuar në përhapjen e shpejtë të flakëve, duke e vështirësuar punën e ekipeve për shuarjen e zjarrit, transmeton Klankosova.tv. Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Pogradecit, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.