Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen 4 anëtarë të një familjeje nga Kosova NULL NULL 20.07.2026 12:41 20.07.2026 12:41 Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik-Rrëshen. Siç shkruan TvKlan, një automjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një mjet tjetër, ku dyshohet se kanë mbetur të lënduar katër anëtarë të së njëjtës familje nga Kosova. Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet emergjente, ndërsa të lënduarit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv