Floyd Mayweather njofton rikthimin, ndeshet me Manny Pacquiao NULL NULL 15.09.2018 18:03 15.09.2018 18:03 Floyd Mayweather ka bërë ditur se nuk do të pensionohet deri sa të zhvillojë një rematch kundër Manny Pacquiao. Boksieri i pamposhtur amerikan ka postuar një video të Instagram-it për takimin e palëve në mënyrë joformale, në atë që duket të jetë një ngjarje muzikore, transmeton Klan Kosova. Ata shkëmbejnë fjalë, por është e vështirë të dëgjosh saktësisht atë që thuhet. “Unë jam duke u kthyer për të luftuar Manny Pacquiao këtë vit” – ka shkruar Mayweather. https://www.instagram.com/p/BnvdWOphIoe/?taken-by=floydmayweather Mayweather, 41 vjeç, fitoi me pikë në ndeshjen që u zhvillua në maj të 2015-ës , por lufta u konsiderua e dobët pavarësisht pritjeve. Gjatë duelit të atij viti të dy boksierët fituan shuma marramendëse nga shikueshmëria. Pacquiao, 39 vjeç, tani është një senator në vendin e tij, por mbetet kampioni i tanishëm WBA Welterweight. Nuk ka ende diçka zyrtare në lidhje me këtë ndeshje dhe mbetet të shihet kur do të ballafaqohen dy boksierët me famë botërore.