Flet familjari i Marigona Osmanit: Për vendimin ndaj Krivaqës jemi të lumtur, për Sejdiun 15 vjet janë pak NULL NULL 04.08.2023 12:33 04.08.2023 12:33 Një familjar i Marigona Osmanit, ka folur pas vendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku e dënoi Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm dhe Arbër Sejdiun me 15 vjet. Ai theksoi se për vendimin e gjykatës ndaj Krivaqës janë të lumtur, por për Sejdiun jo, njofton Klankosova.tv. “Me Dardan Krivaqën jemi të plotësisht të lumtur, burgim të përjetshëm , me të dytin jo, kuptohet 15 vjet, dy vite ka mbajtur, pesë ia heqin. Po presim, ishalla kemi ymër e jetojmë edhe 15 vjet”, u shpreh para mediave familjari. “Pjesëmarrja në vrasje të dënohet me 15 vjet është e pakuptimtë”, ka thënë ai ndër të tjera.