Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Flamuri shqiptar do të vendoset në objektin e Komunës së Preshevës

NULL NULL
26.11.2023 23:56
Shqiprim Arifi

Kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi, ka thënë se të hënën në objektin e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.

Arifi theksoi se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit.

“Prandaj, jeni të ftuar të përcjellni si dhe më pas do te jem ne dispozicion për intervista”, ka thënë ai.

Simbolet kombëtare shqiptare janë penguar shpesh nga autoritetet serbe.

Në shkurt, Gjykata e Vranjës e kishte dënuar ish-kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafin, si dhe institucionin që ai e kryeson, për kundërvajtje, pas ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar, më 28 nëntor të vitit të kaluar, për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

lajme të ngjashme