Fjori Kastrati – Sozia e Gjestit që po çmend Tiktokun (VIDEO) NULL NULL 10.02.2025 09:01 10.02.2025 09:01 Në Gjakovë, një djalë i ri po merr vëmendje të madhe për ngjashmërinë e tij me Gjestin. Fjori Kastrati, jo vetëm që i ngjan fizikisht, por edhe në mënyrën si flet dhe si lëviz, duke bërë që shumë njerëz ta krahasojnë me personazhin e njohur. Disa madje e ndalojnë në rrugë dhe i flasin sikur të ishte ai, ndërsa në Tik Tok Fjori poston video ku imiton zërin dhe gjestikulacionet e Gjestit, duke krijuar momente kur dallimi mes tyre bëhet pothuajse i padukshëm. A është kjo vetëm një rastësi, apo një talent i veçantë i Fjorit? Një gjë është e sigurt – Kosova tashmë ka dy Gjesta! Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme: