Fjalimet e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Kelmendi: Ishin kolazh i etapave që rrumbullakësuan rrëfimin për liri (VIDEO) NULL NULL 18.02.2026 21:23 18.02.2026 21:23 Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, sot thanë fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj tyre në Hagë që zgjati thuajse 3 vjet. Me fjalimin e tyre, secili nga ish-katërshja e UÇK-së mbrojti të drejtën e popullit të Kosovës për liri. Fuqishëm dhe njëzëri thanë se janë të pafajshme nga akuzat me të cilat ata ngarkohen. Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon, Adriatik Kelmendi, nga afër e ka ndjekur krejt këtë zhvillim tejet të rëndësishëm. Kelmendi tregoi atë se çka ndodhi brenda seancës gjyqësore. Ai theksoi se deklarimet e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, Ishin kolazh i etapave që rrumbullakësuan rrëfimin për liri. “Duke ia treguar të njëjtin edhe trupit gjykues, që nëse i vlerësojnë faktet dhe të vërtetën siç ju referuan shumë herë, ata do të vendosin që edhe në këtë proces të sjellin drejtësinë, duke e përmbushur misionin e tyre duke i liruar”, deklaroi Kelmendi.