Fizioterapeuti Maxhuni: Përveç gjeneve dhe hormoneve, edhe sportet ndikojnë në zhvillimin e njeriut (VIDEO) NULL NULL 20.11.2022 15:43 20.11.2022 15:43 Këtë të diel në emisionin “Familja ime” u diskutua për zhvillimin fizik dhe emocional të njeriut, ku i ftuar ishte edhe fizioterapeuti, Arabnis Maxhuni, i cili tregoi se cili tregoi se cili është ndër faktorët kryesor të zhvillimit më të shpejtë të një personi. “Një prej faktorëve kryesor në zhvillimin më të shpejtë dhe më të madh të një personi janë edhe hormonet. Kemi edhe hormonet e rritjes të cilat shpesh herë ndikojnë në rritjen e shpejtë të trupit tonë”, tha ai. Fizoterapeuti Maxhuni, tregoi se ka raste kur edhe kur stagnohet rritja, njofton Klan Kosova. “Kemi hasur në shumë raste kur prindërit i rekomandojnë, pastaj edhe i dërgojnë nëpër sporte të ndryshme, që fëmijët e tyre të rriten. Basketbolli është një prej sporteve që zë vendin e parë për rritjen trupore, për shkak që gjatë kohës kur ne merremi me basket, gjithmonë trupi jonë është në kërcime dhe gjatë kësaj kohe unazat e trupit zgjatën, por njëkohësisht edhe eshtrat e trupit tonë fillojnë të zgjatën për shkak të kërcimeve të tepërta që bëhen gjatë kohës që ne merremi me basket”, tha ai. Fizoterapeuti, tutje theksoi se sporti i cili ndikon direkt në rritjen dhe zhvillimin e fizikut të njeriut është edhe atletika, por të njëjtën rëndësi ka edhe disiplina e notit.