Fituesi i mbrëmshëm i Oskarit kishte luajtur përkrah Arta Dobroshit NULL NULL 26.04.2021 20:02 26.04.2021 20:02 Aktori britanik, Daniel Kaluuya, u shpërblye të dielën nga akademia amerikane e filmit si aktori më i mirë në rol dytësor. Ai fitoi Oskarin pas performancës së tij të lavdërueshme në filmin “Judas And The Black Messiah”, ku e kishte luajtur rolin e Fred Hampton-it. Mirëpo, Kaluuya 11 vjet më parë bashkë me aktoren kosovare me famë ndërkombëtare, Arta Dobroshin, kishin luajtur bashkë në një film të shkurtër të regjisorit britanik, Daniel Mulloy. Bëhet fjalë për filmin “Foshnja” ku dy të huaj krijojnë një raport intim ndonëse gjithçka fillon llahtarshëm për personazhin e Dobroshit.