Fitore Pacolli: Kosova vend i kapur, edhe BE-ja e thotë këtë NULL NULL 16.03.2018 11:19 16.03.2018 11:19 Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka organizuar tryeze diskutimi me temën “Perspektiva Evropiane e Kosovës sipas Strategjisë së Zgjerimit: Çfarë pritet të bëjë Kosova në vitet e ardhshme?”. Gjatë këtij diskutimi deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli nuk pati vlerësime të mira sa i përket perspektivës evropiane të Kosovës. “Kosova është vend i kapur dhe kështu ka vlerësuar edhe Bashkimi Evropian në Strategjinë e re” është shprehur Pacolli. Ky diskutim u mbajt në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, në Prishtinë, ku të pranishëm ishin përfaqësues të GLPS-së, megjithatë munguan panelistët nga Zyra e BE-së.