Fiton 150,000 dollarë në lotari falë kungullit NULL NULL 09.10.2024 08:35 09.10.2024 08:35 Një banor i Karolinës së Veriut fitoi 150,000 dollarë nga një biletë lotarie gërvishtëse, dhe ai thotë se kjo erdhi falë një kungulli. Roy Story nga Hertford ka një traditë për Halloween që shet kunguj nga kopshti i tij. “Dikush më dha 10 dollarë për një kungull, dhe unë përdora ato para për të blerë biletën”, deklaroi ai. Story zgjodhi një biletë “Xtreme Cashword” prej 5 dollarësh në dyqanin Sun Farms në Elizabeth City. Ai tregoi se zakonisht i pëlqen të luajë lojërat me fjalëkryqe dhe mendoi se kishte fituar 1,000 dollarë, derisa pa që shuma e vërtetë ishte 150,000 dollarë. Burri fatlum tregoi se fitimet do t’i përdorë për të blerë një kamion të ri.