Fitoi 52 mijë funte aksidentalisht NULL NULL 16.06.2015 10:39 16.06.2015 10:39 Një njeri i cili aksidentalisht hyri në turneun e pokerit, përfundoi duke shkuar në shtëpi me 52 mijë funte. Christian Pham, nga Minnesota kishte regjistruar 1500 funte në lojën e Pokerit në turneun e World Series Poker në Las Vegas, për vetëm që të ulet në tavolinë dhe të jap numrin e gabuar të kartave. Pham papritmas kuptoj se ai kishte hyrë aksidentalisht në këtë lojë që nuk kishte luajtur kurrë më parë. Por, kjo nuk e ndaloi atë për tu kthyer në shtëpi me çmimin e lartë prej 52 mijë funteve, transmeton Klan Kosova. ”Kur u ula në tavolinë, dhe kam bashkuar pesë letra, kuptova se diçka nuk po shkonte mirë”, tha ai. ”Unë thash o zoti im’’ për shkak se në Minnesota nuk e kanë këtë lojë.” ”Kjo ka qenë hera e parë që kam luajtur këtë lojë, dhe provova të mësoj lojën nga njerëzit që ishin në tavolinë.” Tani ai e dashuron këtë lojë.