Finlanda e Suedia, jo bashkë në NATO (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 14.03.2023 21:07 nga Iliri Pireva 14.03.2023 21:07 Suedia dhe Finlanda e pranuan faktin se nuk do të mund të anëtarësohen në të njëjtën kohë në aleancën më të madhe ushtarake në botë. Planet e vendeve nordike për të hyrë bashkë në NATO i prishi Turqia e cila po vazhdon të kundërshtojë Suedinë të bëhet pjesë e kësaj aleance. “Javët e fundit ka qenë e qartë nga pala turke se ata mendojnë se kanë mbaruar me Finlandën, por jo me Suedinë”, deklaroi kryeministri suedez, Ulf Kristersson. Për të mos u bërë pengesë kryeministri suedez i kërkoi Finlandës të vazhdojë procesin e anëtarësimit pa Suedinë. “Suedia është gjithashtu më i sigurt me Finlandën në NATO sesa jashtë NATO-s. Jens Stoltenberg zakonisht thekson se nëse kjo do të ndodhte, nuk do të ishte një problem afatgjatë “. Finlanda do i nënshtrohet një votimi të NATO-s në samitin e qershorit në Madrid ku nevojitet pajtim unanim i të gjithë anëtarëve. Të 30 aleatët kanë nënshkruar protokollet e pranimit të Finlandës dhe Suedisë. Pothuajse të gjithë i kanë ratifikuar ato tekste që atëherë, por Turqia, dhe së fundmi Hungaria, po kërkojnë garanci shtesë nga të dyja shtetet. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.