Finalja e madhe: Nadal e Federer po ballafaqohen në Australian Open NULL NULL 29.01.2017 11:30 29.01.2017 11:30 Rafael Nadal dhe Roger Federer janë duke zhvilluar ballafaqimin e tyre në finalen e Australian Open, njofton Klan Kosova. Kjo ndeshje pritet të jetë e gjatë dhe e lodhshme për të dy legjendarët e tenisit. Nadal në finale erdhi pasi në një ndeshje rraskapitëse mposhti, Grigor Dimitrov në gjysmëfinale. Federer në anën tjetër për të arritur në finale iu desh të djersitej shumë në një lojë me pesë sete kundër bashkëkombësit të tij, Stan Wawrinka. klankosova.tv