Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Finalizimi i çdo marrëveshje armëpushimi në Gaza mund të zgjasë me ditë të tëra

NULL NULL
04.05.2024 17:29
Foto nga arkiva. Gaza
Foto nga arkiva. Gaza

Ndërsa negociatorët po takohen në Kajro të shtunën, zyrtarët amerikanë dhe izraelitë thonë se çdo marrëveshje e mundshme mbi një kornizë që do të bashkonte një armëpushim të përkohshëm me lirimin e pengjeve në Gaza, ka të ngjarë të pasohet nga negociatat e vazhdueshme mbi detajet më të imta të marrëveshjes.

Një marrëveshje përfundimtare mes dy palëve pritet të zgjasë disa ditë të tjera për të negociuar. Negociatorët kanë bërë përparim në aspektet teknike të një marrëveshjeje të mundshme, por dy burime izraelite thonë se mund të duhet një javë për të finalizuar vetë marrëveshjen, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Një zyrtar amerikan i bëri jehonë kësaj pike të shtunën, duke thënë se edhe nëse Hamasi e pranon marrëveshjen siç është propozuar, do të duhen disa ditë të tjera për të gjetur disa nga detajet që përfundimisht do të rezultonin në një armëpushim. Këto diskutime mund të jenë gjithashtu të vështira dhe të zgjatura. Zyrtarët amerikanë vazhdojnë t’i shohin bisedimet me optimizëm të kujdesshëm, duke përshkruar progresin, por ende të vetëdijshëm se përpjekjet e mëparshme kanë dështuar në minutën e fundit.

 

lajme të ngjashme