Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Filmi konkurrent i “Shok” në Oscars, merr dy çmime në Serbi

NULL NULL
29.01.2016 11:08

Mediat serbe patën raportuar se filmi kosovar “Shok” i nominuar në Oscar, është një lloj provokimi.

Filmi “Ave Maria”, me regji nga Basil Khalil, ka marrë dy çmime në Festivalin Kunstendorf në Serbi, festival ky i iniciuar nga Emir Kushturica.

Filmi është në mesin e pesë konkurrentëve për kategorinë Best Action Short Film në Oscars, mes tyre edhe filmi kosovar “Shok”, “Day One”, “Everything will be okay” dhe”Stutterer”.

“Ave Maria” flet për jetën e pesë murgeshave në Palestinë, dhe ardhjen e një ushtari izraelit në qetësinë dhe paqen ku jetojnë ato.

Ky film ka marrë në Serbi dy çmime në festival, ndërsa vetë regjisori ishte i pranishëm ta pranojë çmimin nga Kushturica.

“Edhe ky çmim do të na hapë rrugë të reja. Është një komedi ku tregon se njerëzit nuk e zgjedhin fenë e tyre, lindin me diçka që duhet ta pranojnë, por në film është një atmosferë kryesisht e lehtë. Nominimi në Oscar ishte diçka që nuk e kam pritur” ka thënë regjisori me të marrë çmimin./KultPlus

lajme të ngjashme