Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fillon “Play-Off-i në NBA – Warriors dhe Philadelphia marrin fitoret e para (VIDEO)

NULL NULL
17.04.2022 10:30

Elita e basketbollit amerikan NBA është futur në fazën vendimtare të “Play-off”-it.

Tashmë janë luajtur takimet e para ku si gjithmonë nuk ka munguar spektakli në arenat e basketbollit amerikan.

Golden State Warriors kanë triumfuar ndaj Denver Nuggets me rezultat 123-107.

Në fitoren e Warriors kontribuuan, Jordan Poole me 30 pikë, një kërcim dhe tri asistime dhe Steph Curry shtoi 16 pikë.

Teksa te Denver u dalluan, Jokiq me 25 pikë, 10 kërcime dhe gjashtë pikë.

Në ndeshjen tjetër, Philadelphia 76ers ka shënuar fitore ndaj Toronto Raptors me rezultat 131-111.

Në fitoren e e Philadelphias u dalluan Tyrese Maxey me 38 pikë, katër kërcime dhe dy asistime, teka Tobias Harris me 26 pikë. /Klankosova.tv/

lajme të ngjashme