Fillon Liga Unike, ky është dueli që transmetohet pas pak në ArtMotion NULL NULL nga Arbon Flugaj 06.04.2021 12:43 nga Arbon Flugaj 06.04.2021 12:43 Pritjes i erdhi fundi. Sot fillon turneu i Final 8 të Ligës Unike mes skuadrave më të mira nga Kosova dhe Shqipëria. Çdo gjë vjen live dhe ekskluzivisht në adresën e vërtet të basketbollit në vendin tonë, platformën Art Motion. 15:00 ASISTI SPECIAL ARTSPORT1 Para startit të garave, Agon Fehmiu iu sjellë një version live të emisionit spektakolar basketbollistik Asistit. Asisti Special nis me fillim nga ora 15:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1. Gjatë 60 minutave sa do të zgjas emisioni, të gjithë shikuesit do të mund të njoftohen mbi profilet e skuadrave garuese, por do ketë edhe bisedë atraktive dhe interesante me personat kompetent për gjithë këtë ngjarje. Një Asist që nuk duhet ta humbisni asesi. 16:00 VLLAZNIA – PEJA ARTSPORT1 Takimi i parë do të zhvillohet ndërmjet Vllaznisë dhe Pejës, skuadra që ishin përballur edhe në Ligën Ballkanike, andaj do të jetë një sfidë shumë interesante. Kjo ndeshje starton nga ora 16:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1. Të martën ishte parashikuar edhe çerekfinalja e dytë mes Teutës dhe Rahovecit, por skuadra nga Durrësi nuk ka mundur të organizohet për një kohë të shkurtër dhe Vreshtarët janë kualifikuar në gjysmëfinale, ku e presin fituesin e ndeshjes Vllaznia-Peja. Duelet në “Mizahir Isma” që do jetë nikoçiri i çerek-finaleve do të zhvillohen me masa të rrepta Anti-Covid, duke ju përmbajtur Udhëzuesit për Rikthimin në Fushat e Basketbollit.