Fillojnë ”Ditët e Rinisë” në Lipjan NULL NULL 02.09.2015 18:02 02.09.2015 18:02 Me moton ‘’Rini, merr pjesë edhe ti’’, e duke zhvilluar edhe aktivitete të ndryshme kulturore sportive dhe rekreative, sot filluan ditët e rinisë në komunën e Lipjanit. Sipas kalendarit të planifikuar ‘’Ditët e Rinisë 2015’’, filluan sot me pjesëmarrjen e Faton Pecit, këshilltar për rini të ministrit Shala dhe përfaqësuesve të tjerë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke përfshirë këtu edhe institucione të tjera qendrore e lokale, transmeton Klan Kosova. Këshilltari, në emër të ministrit Shala uroi të rinjtë për ditët dhe aktivitetet të cilat edhe janë organizuar, duke bërë të ditur që ministry është i përkushtuar të bëjë më të fuqishëm rolin e rinisë në shoqëri dhe njëkohësisht të ofrojë kushte të favorshme për të gjithë të rinjtë në Kosovë. Kështu Peci bëri të qartë se MKRS po bënë investime kapitale në infrastrukturën e rinisë duke ndërtuar qendra rinore në qytete të ndryshme të Kosovës. Të rikujtojmë që këtë vit për organizimin e ‘’Ditëve të Rinisë 2015’’ realizohet në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës.