Fillimi i vitit shkollor – Prioritet siguria e këmbësorëve NULL NULL 29.08.2025 14:38 29.08.2025 14:38 Foto nga Policia e Kosovës Me fillimisht e vitit të ri shkollor, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se prioritet është siguria e këmbësorëve. Përmes një njoftimi në Facebook, Policia ka bërë të ditur se si të përdoret vendkalimi për këmbësorë, si të vetëdijesohen drejtuesit e mjeteve, transmeton Klankosova.tv. Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës: Fillimi i vitit shkollor – Prioritet siguria e këmbësorëve -Si ta përdorim vendkalimin për këmbësorë Mësoni fëmijët si të përdorin vendkalimin e shënuar në mënyrë të sigurt dhe të shikojnë nga të dy anët para se të kalojnë rrugën. -Vetëdijesimi i drejtuesve të mjeteve Drejtuesit e automjeteve duhet të jenë më të vëmendshëm afër shkollave dhe vendkalimeve për këmbësorë, veçanërisht gjatë orëve të ardhjes dhe largimit nga shkolla. -Jepni shembull të mirë Tregoni sjellje të sigurta në rrugë për fëmijët tuaj – mos kaloni jashtë vijave të bardha dhe gjithmonë ndalni për të parë trafikun. -Siguria në mjetin transportues shkollor Sigurohuni që fëmijët të kuptojnë rregullat e hyrje dhe daljes nga mjetet transportuese si dhe sjelljet e sigurta përreth tij. -Shmangni shpërqendrimet Shmangni përdorimin e telefonit apo pajisjeve të tjera gjatë ecjes – sytë dhe vëmendja duhet të jenë në rrugë.