Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Filarmonia gati për koncertin e fundvitit

NULL NULL
19.12.2018 14:52

Filarmonia e Kosovës ka mbajtur konferencën për media në lidhje me koncertin e fundvitit të Orkestrës së Filarmonisë, me dirigjent Norman Widjaja dhe solistët nga Kosova, Shqipëria dhe Austria.

Ky koncert do të mbahet të dielën në dy termine në orën 17:00 dhe në orën 20:00 në sallën e kuqe, të Pallatit të Rinisë.

Baki Jashari, drejtor i Filarmonisë së Kosovës ka treguar se për shkak të interesimit të madh, ky koncert do të mbahet në dy termine dhe se biletat do të jenë falas.

“Ne jemi në përgatitje për koncertin e fundvitit që e njohim si koncert të festimit. Ky është i veçantë për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve. Në ditën e diel ne do i kemi dy performanca që nuk ka ndodh më parë për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të publikut. Ne kemi informacione se 2000 persona dëshirojnë të jenë pjesë e këtij koncerti dhe pas gjithë këtij interesimi të madh në koncert njëri koncert do të jetë  në ora 17:00 dhe 20:00 te pallati i rinisë, te salla e kuqe. Do të shpërndajmë bileta gratis. Biletat do të jetë pa pagesë”, tha Jashari.

lajme të ngjashme