FFK: S’është ëndërr… Kosova është në Playoff për Kupën e Botës NULL NULL 16.11.2025 10:11 16.11.2025 10:11 Kombëtarja e Kosovës mbrëmjen e së shtunës ka shkruar histori. Për herë të parë, ajo siguroi Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 pasi mposhti Slloveninë 0-2, transmeton Klankosova.tv. Një ditë pas këtij suksesi, Federata e Futbollit të Kosovës thotë se sot e kuptuan që kjo arritje nuk ishte thjesht një ëndërr. “U zgjuam dhe kuptuam që nuk është ëndërr… Kosova është në PLAY-OFF për Kupën e Botës 2026!”, ka shkruar FFK në Facebook.