Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FFK organizon kursin për licencën C

NULL NULL
nga Naim Selmani 20.04.2023 17:36

Federata e Futbollit e Kosovës organizon kursin për trajnerë të Licencës C (UEFA C), në bashkëpunim me platformën unike të mësimdhënies dhe mësim nxënies Edubreak.

Kursi do të organizohet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku do të mbahen ligjëratat dhe stërvitjet. Ligjëratat dhe stërvitjet mbahen nga e hëna në të premten përcjell klankosova.tv.

Pjesëmarrja e plotë është obligative dhe nuk do të këtë nevojë për akomodim apo fjetje.

Numri maksimal i pjesëmarrësve për ketë kurs do të jetë 24.

Kandidatët e interesuar duhet të kenë Laptop/Desktop dhe lidhje në internet. Kursi është 200 €.

Kursi do të fillojë nga data 08.05.2023.

 

Federata e Futbollit të Kosovës i ka zbuluar edhe kriteret për pjesëmarrje në Kursin për Licencën C:

  • Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuara (shkarko këtu)
    • Dy foto (dimensionet e pasaportës)
    • Certifikata shëndetësore( jo më e vjetër se gjashtë muaj)
    • Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale
    • Dëshmi mbi edukimin (së paku diploma e shkollës së mesme)
    • Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjet.
lajme të ngjashme