Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FFK-ja ia jep Zhegrovës çmimin “Fadil Vokrri”, e quan si njeriu i momentit

NULL NULL
20.12.2024 19:08
zhegrova lille
Edon Zhegrova feston me “shqiponjë” golin e ekipit të tij Lille kundër Juventusit në Stade Pierre Mauroy në Villeneuve-d'Ascq, Francë, 5 nëntor 2024. Foto: AP

Mesfushori i Kosovës, Edon Zhegrova, e ka fituar çmimin “Fadil Vokrri” nga FFK-ja.

FFK-ja e cilësoi Zhegrovën si “njeriu i momentit”, i cili po shkëlqen me ekipin e tij, Lille si në League 1 po ashtu edhe në Champions League.

Zhegrova ishte protagonist në disa ndeshje këtë sezonë me Lille, por që spikati përballja ndaj Real Madridit në Champions League, të cilën e fitoi ekipi francez.

Ylli kosovar në përballjen me Realin u pat shpallur si “Njeriu i ndeshjes”, duke i lënë pas krahëve yjet botërorë të futbollit nga ekipi madrilen.

lajme të ngjashme