Festivali Ndërkombëtar i Operës “Rame Lahaj” me koncert të veçantë dedikuar fëmijëve NULL NULL 21.07.2025 09:34 21.07.2025 09:34 Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Operas “Rame Lahaj”, do të organizohet një koncert i veçantë dedikuar fëmijëve, në bashkëpunim me Korin e Fëmijëve dhe Orkestrën “Amadeus”. Ky projekt është pjesë e përpjekjeve për të mbështetur edukimin kulturor të brezave të rinj, duke i afruar ata me bukurinë dhe emocionet e muzikës klasike. Një nga shtyllat themelore të rrugëtimit të festivalit mbetet edukimi i brezave të rinj përmes artit dhe kulturës duke krijuar hapësira për pjesëmarrjen e fëmijëve jo vetëm si spektatorë por edhe si pjesëmarrës. Pse muzika klasike për fëmijët? Sepse ata janë publiku dhe artistët e së ardhmes. Përmes kësaj nisme, dëshirojmë t’u japim fëmijëve mundësinë të përjetojnë tinguj dhe ngjyra të reja të muzikës dhe të nxisim pasionin për artin në një moshë të hershme./Klankosova.tv