Festivali i muzikës dhe seksit NULL NULL 06.07.2015 15:21 06.07.2015 15:21 Festivali “Swingfields” që u organizua në fshatin e vogël të Flaxey në Gloucestershire mblodhi më shumë se 500 persona. Por festivali nuk ishte krejtësisht i zakonshëm. Ata që erdhën nuk u mblodhën thjesht për muzikë por edhe për të përjetuar përvoja seksuale. Kjo shokoi 30 banorët e fshatit dhe rrethinës. Ata nuk dinin asgjë për këtë organizim derisa panë qindra persona që erdhen me tenda, minibusë dhe vetura. Fshatarët u shprehën se zhurma ishte e patolerueshme. “Ishte shokuese kur ne dolëm te dera për t’iu thënë që të ulin muzikën. Ne pamë shumë skena që ishin të tmerrshme për ne” tha një fshatar. “Ne u jemi lutur organizatorëve që ta ulin zërin e muzikës por nuk ka pasur sukses. Kanë qenë 48 orë të tmerrshme, unë kam fjetur vetëm 4 orë gjumë” “Ne kemi ftuar edhe policinë dhe organizatën për mbrojtjen e ambientit por ata nuk kanë ndërmarrë asgjë” tha një fshatar tjetër. Fshatarët u ankuan se kjo është krejtësisht kundër rregullave të moralit. Në fillim lokacioni i festivalit mbahej sekret deri dy ditë para se të mbahej festivali, transmeton Klan Kosova. Koncerti zgjat tri ditë dhe përfshinte festa me tema të ndryshme, banjo me avull, sauna , një pishinë, punëtori, shfaqje live dhe shtëpiza të vogla që shitnin lodra për të rritur. Ata që jetojnë në këtë pjesë shprehën shqetësimin e tyre se njerëzit mund të organizojnë festivale të ndryshme e veçanërisht të tilla që prekin moralin e tyre pa paralajmërim dhe pa lejen e tyre. Ky festival mbahet çdo vit por në vende të ndryshme.