Festë në Ukrainë, shënohet 1-vjetori i çlirimit të parë (VIDEO) NULL NULL 21.03.2023 20:37 21.03.2023 20:37 Moshchun Në Moshchun të Ukrainës u përkujtuan të martën ushtarët që humbën jetën duke luftuar në mbrojte të vendit të tyre. Ata që ranë në përpjekje për ta çliruar qytetin nga pushtuesi rus, u nderuan nga presidenti Volodymyr Zelensky. Kjo betejë sipas të këtij të fundit ishte pikë kyçe për kthimin e vendeve të pushtuara nga Rusia. Kurse ata që arritën të shpëtojnë në ketë luftë, u dekoruan, raporton Klan Kosova. E për të dal nga ky konflikt që nisi 1 vjet e një muaj më parë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, bëri me dije, se i takon Ukrainës të vendosë se cilat janë kushtet e pranueshme për ta zgjidhur në mënyrë paqësore ketë çështje. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS