Festat e fundvitit, trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan NULL NULL 26.12.2024 17:46 26.12.2024 17:46 Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra automjete janë bllokuar në radhë, transmeton klankosova.tv. Ndërkohë trafik i rënduar është krijuar edhe në fshatin Mengël, konkretisht në aksin Librazhd-Elbasan. Prej ditësh kjo është situata thuajse çdo ditë në Elbasan, gjendja vazhdon të rendohet edhe për shkak të kthimit të emigranteve për festa. Sipas euronews.al, Elbasani vuan mungesën e një By-Pass dhe trafiku është i bllokuar nga metalurgjia e deri ne Labinot. Policia ka shtuar patrullon ne terren për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve, megjithatë situata mbetet e rënduar.